Asnjë i vdekur, 179 të infektuar
Shkup, 6 Shtator – Në 24 orët e fundit në vend nga kovid 19 janë regjistruar 179 të infektuar ndërsa asnjë vdekur.
Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit në vend janë kryer 977 kovid teste me ç’rast janë regjistruar 179 të infektuar me “Covid-19”.
Poashtu në këtë periudhë janë regjistruar edhe 175 të shëruar.
Aktualisht në vend ka edhe 1. 300 raste aktive me “Covid-19”.

