Asnjë humbje jete dhe 71 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid 19 për 24 orët e fundit në vend ku në 1161 testime kanë rezultuar të infektuar 71 qytetarë dhe njofton se nuk ka patur asnjë humbje jete.   Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.   Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.   Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.   MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.   Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1161 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 71 qytetarë, në këto bashki:   30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar. Janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.   Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.