ASH dega Dibër: Kryetari i komunës harxhoi 2000 euro për një ditë në restorant, për çfarë arsye?

Dibër, 30 mars – Nga Aleanca për Shqiptarët dega Dibër, sot kanë zbuluar një “skandal” të kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka, për të cilin kanë publikuar dëshmi se për një ditë ka harxhuar rreth 2000 euro për darka në restorante, transmeton Zhurnal.

Siç shprehen nga ASH dega Dibër, kryetari komunës në këto ditë krize duhet të tregojë me dëshmi nevojën e shpenzimit të tillë në restorant ndërkohë që qytetarët përballen me varfëri të skajshme.

“Kryetari jo legjitim me votat e vjedhura ne këtë kohë krize shpenzon 122.000 den (2000 €) në një restoran në Dibër.

Kërkojmë urgjentisht të tregojë arsyen e shpenzimit të kësaj shume enorme kur qytetarët dita ditës luftojnë me krizën që ka kapluar qytetin tonë”, shprehen nga dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër.

https://www.facebook.com/me.dinjitet/posts/281072904198031