ASH: Anulimin e seancës së Komisionit anketues e konsiderojmë fyerje të ligjit dhe logjikës

Shkup, 5 prill – Nuk jam jurist, por konsideroj fyerje dhe ofendim të së drejtës dhe të logjikës shkresën e kryetarit të parlamentit me të cilën më informon se e ka anuluar mbledhjen e komisionit anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, të caktuar nga ana ime si kryetar I komisionit. Arsyeja që e potencon zoti Xhaferi është mospërputhshmëria e pikave të propozuar me kushtetutën dhe rregulloren dhe vendimin për themelimin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit.

Kryetari po thotë që pika 1 e titulluar “si ankesë e qytetarit Muhaedin Bela e parashtruar nga deputeti Halil Snopce”, nuk është në pajtueshmëri me nenin 123 të rregullores së Kuvendit, si dhe me nenin 2 alineja 8 të vendimit të përmendur, ku potencohet se trupat punues nuk mund të kryejnë funksione hetuese dhe funksione tjera gjyqësore.

Poashtu kryetari Xhaferi thotë se pikat e propozuar nuk janë në pajtueshmëri me nenin 8 te kushtetutës, ku thuhet se njëra nga vlerat themelore te vlerave kushtetuese është ndarja e pushtetit ne ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

z. Xhaferi më shkruan se në bazë të nenit 185 të rregullores, Kuvendi mund te shqyrtoje informata të dorëzuara nga propozues të autorizuar. Dhe më pastaj po komenton se fillimisht duhet ti dorëzohen kryetarit të parlamentit dhe më pastaj ai I dorëzon deputeteve për tu shqyrtuar tek trupat punues të kuvendit!

Në fund z. Xhaferi përfundon se mbledhja e thirrur nga ana ime po anulohet.

Vlerësoj se po ndodh për herë të parë në historinë tonë parlamentare që kryetari i parlamentit të anulon mbledhje të konvokuar nga kryetari i një trupi punues. Ka pasur raste kur kryetari ka caktuar mbledhje për shkak të arsyeve të ndryshme, por nuk ka rast të anulimit të mbledhjes.

Përpara caktimit te mbledhjes, mu parashtrua ankesë nga ana e qytetarit drejtuar mua si kryetar komisioni, me kërkesën se pse nuk iu është procesuar rasti i parashtresës së tij. Për arsye se nuk kisha asnjë informate, iu drejtova sekretarit gjeneral me kërkese për sqarime plotësuese që të mundem ti përgjigjem qytetarit. Nuk mora asnjë përgjigje. DMTH kane vendosur të injorojnë totalisht kryetarin e grupit punues. Pastaj përsëri me shkrim iu drejtova kryetarit të parlamentit me kërkesën e njejtë. Përsëri nuk mora asnjë përgjigje. Në mungese të komunikimit dhe sqarimeve, e thirra qytetarin dhe i njëjti më informoi se dy herë e ka parashtruar parashtresën dhe nuk ka marre asnjë përgjigje nga ana e shërbimeve të Kuvendit. Për këtë arsye vendosa të caktoj mbledhje për këtë parashtrese plus edhe dy pika shtese, respektivisht informata për rastin me spitalin modular dhe fatkeqësinë me autobusin

ne Bugari, për te cilat konsideroj se kemi thyerje eklatante te drejtave dhe lirive te njeriut.

Por fatkeqësisht z. Xhaferi ka vendosur te anuloje mbledhjen e caktuar nga ana ime si kryetar komisioni.

Pasi që vlerësoj se është një vendim I njëanshëm I kryetarit Xhaferi, këtë pres konferencë po e shfrytëzoj ti drejtohem edhe atij edhe mbare opinionit duke sugjeruar disa aspekte te logjikes juridike.

Fillimisht, në kornizat kushtetuese, vlera e pare dhe bazike te rregullit kushtetues jane: „liritë dhe te drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit” te pranuar nga e drejta ndërkombëtare të paracaktuar me kushtetutën (neni 8, alineja 1 e kushtetutës).

Më pastaj Kuvendi themelon komisionin anketues për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut (neni 76, alineja 4).

Po e kujtoj z. Xhaferi se komisioni I përhershëm anketues për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, jo rastësisht është komisioni I vetëm me status kushtetues! Kjo nënkuptohet se korrespondon me pozitën udhëheqëse të lirive dhe te drejtave si vlere themelore të rregullimit kushtetues, por poashtu edhe si guardian karshi pushtetit! Kjo pasi pushteti nuk ekziston vetëm për veten dhe vetveten, por pushteti ekziston për sigurimin, garantimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave te njeriut dhe te qytetarit.

Sipas vendimit për themelimin e trupave punues te kuvendit, komisioni anketues I shqyrton pyetjet qe ka te beje me :

– Propozime dhe mendime ne lidhje me plotësimin e përcaktimeve kushtetuese, ligjeve dhe akteve te tjera me rëndësi për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetarit.;

– Sugjerime për nevojën e sjelljes se ligjeve dhe akteve të tjera për mbrojtjen me te plote te lirive dhe te drejtave te qytetarit.

– Ndjekja, shqyrtimi dhe analiza e plotësimit te akteve te ratifikuara ndërkombëtare te cilat e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetarit.

– Shqyrtimi I parashtresave te qytetareve dhe sjellja e qëndrimeve ne lidhje me to;

– Bashkëpunim me organizata profesionale dhe shkencore nga lëmia e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te qytetarit, bashkëpunim me trupa përkatës ndërkombëtar nga lëmia e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te qytetarit.

– Si dhe pyetje te tjera qe kane të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetarit.

KOMISIONI NUK MUND TE USHTROJE FUNKSIONE HETUESE DHE FUNKSIONE TE TJERA GJYQESORE. KONKLUZIONET E KOMISIONIT JANE BAZE PER NISJEN E PROCEDURES PER CAKTIMIN E PERGJEGJESISE TE BARTESVE TE FUNKSIONEVE PUBLIKE.! “

Ne lidhje me konstatimin e parë të kryetarit të parlamentit se ” E ANULON MBLEDHJEN E CAKTUAR” po i parashtroj këto pyetje(!?):

1. Z. Xhaferi a jeni ne gjendje te bëni dallimin në mes mbledhjes së thirrur me rend dite të propozuar dhe mbledhjes se mbajtur?

2. Si mund te anulohet mbledhja, edhe atë jo vetëm juridikisht, por edhe faktikisht, kur e njëjta nuk është e mbajtur?

3. Ku po e gjeni bazën juridike për këtë, siç do kishin thënë juristët, juridikisht një akt apo fenomen I panjohur?

4. Ju z. Xhaferi a po mendoni se jeni gjykatë kushtetuese, dhe si pasoje keni të drejtën të anuloni akte, bile edhe veprime, te ndërmarra ose me qëllim për tu ndërmarrë, duke u munduar ta ktheni situatën pas ?

5. A harruat se jeni vetëm I pari ne mes te barabartëve. SE Kuvendi nuk është prone e juaj dhe se nuk guxoni te veproni sipas maksimës: ” Kuvendi – ai jam unë”!

Në lidhje me konstatimin e dyte, ku thoni se pika 1 e rendit te ditës, respektivisht informata ime ne lidhje me parashtresën e qytetarit Muhaedin Bela nuk është ne përputhshmëri me nenin 123 te rregullores dhe me nenin 2, pika 8 e vendimit për themelimin e trupave punues te Kuvendit, me te cilin komisionit I ndalohet te merret me çështje hetimore dhe funksione te tjera gjyqësore me lejoni te potencoj me sa vijon:

1. Aspak nuk kisha dhe nuk kam për qellim te praktikoj funksione hetimore dhe te tjera, sikurse qe ju po imputoni ne komentin tuaj, por, sikurse qe veprojnë trupat tjerë te ngjashëm ne parlamentet e shteteve te regjionit dhe te shteteve te Europes, por edhe me gjere, me përgjegjësi dhe ne thelbësi, ne kuadër te komisionit te inicioj shqyrtimin e parashtresave, me një vëmendje te përkushtuar te deputetit. Nënkuptohet subjekt I analizës thelbësore do te kishin qene politikanet kompetent por edhe subjekte te tjerë përgjegjës, te emëruar dhe te zgjedhur nga to, respektivisht roli I tyre ne shkeljen e lirive dhe te drejtave te qytetarit I cili na u drejtua me

parashtresën e tij, por normalisht edhe te qytetareve te tjerë te cilët do te kishin ndodhur ne situata te tilla, jo me fajin e tyre, por për shkak te fajit te atyre qe kane pasur obligim te kujdesen për to.

Nënkuptohet gjetjet tona do te kishin mund të jenë baze për hapjen e procedurës se përgjegjësisë!

Rastin ne fjale e kam paraqitur edhe konferencën ndërkombëtare ne kuadër te rrjetit HUGEN, te mbajtur ne Shkup, ku mu sugjerua qe ta ftoj avokatin e popullit, I cili institucion ne parlamentet tjera rregullisht mer pjese ne raste te tilla.

z. Xhaferi, problematike ne kuptimin demokratik, me shpirt cenzurimi, dhe juridikisht jo e përshtatshme është thirrja juaj ne nenin 185 te rregullores, titulluar: „Shqyrtimi I analizave, raporteve, informative dhe materialeve te tjera”, sipas te cilit:

(1) Kuvendi mund te shqyrton analiza, raporte, informata dhe materiale te tjera te dorëzuara nga qeveria dhe propozues te tjerë te autorizuar.

(2) Kuvendi mund te shqyrton informata te dorëzuara nga qeveria deri tek deputeti me kërkesë te tij, nëse atë e propozon deputeti.

(3) Shqyrtimi ne lidhje me materialet nga pikat (1) dhe (2) të këtij neni, sipas rregullit përfundon me sjellje te vendimit!

Me këtë rast dëshiroj ta kujtoj z. Xhaferi për përvojat e komisioneve për mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ne parlamentet e shteteve te regjionit, e te mos flasim për ato te Europes, posaçërisht ato me tradite te gjate parlamentare. Ato po kryejnë një aktivitet intensiv dhe shume frekuent ne këtë aspekt, qe flet për kapacitetin e tyre demokratik.

Unë prisja nga ju që të më mbështetni ne këtë mision parlamentar human dhe demokratik, e jo te obstruoni dhe te pengoni ne këtë drejtim.

Te përfundoj, : „ANULIMI” I mbledhjes se thirrur dhe pengimi që e njëjta të mbahet nuk është asgjë tjetër përveç se një NEBULOZË JURIDIKE.