As në raundin e tretë, Simiq nga Lista Serbe nuk i merr votat për t’u bërë nënkryetar i Kuvendi të Kosovës

Sllavko Simiq, nga Lista Serbe, as në raundin e tretë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe në këtë raund mori 9 vota për, 53 vota kundër dhe 41 abstenime. Me këtë rast, Simiq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.