Artisti italian, Blanco hidhet mbi turmë gjatë një koncerti në Romë – por përfundon në tokë

Artisti italian, Blanco është në një turne në Itali këtë javë me serinë e tij të re të koncerteve dhe gjatë një prej tyre, që u zhvillua në Romë ndodhi diçka që u bë menjëherë virale.

Këngëtari ka vendosur të përsërisë një nga gjestet më të famshme të kryera nga këngëtarët gjatë një koncerti: duke u hedhur në turmë.

Në një moment euforie, Blanco vendosi të realizojë gjestin, duke u nisur nga skena drejt publikut.

Foto: Notizie.it/YouTube

Zakonisht, kushdo që e bën këtë, mbahet lart nga njerëzit dhe mbahet në këtë mënyrë për një kohë dhe më pas transportohet përsëri në skenë.

Këtë herë, megjithatë, nuk ishte kështu. Sapo u hedh, artisti ra në tokë, njerëzit poshtë tij nuk kishin forcë ta mbanin.

Foto: Notizie.it/YouTube

Megjithatë, sapo u kthye në skenë, fansat zbuluan se ai nuk ishte lënduar. Përkundrazi, Blanco u shqetësua nëse ai i kishte lënduar njerëzit mbi të cilët kishte rënë.

“Jeni mirë, a mund të më jepni konfirmim?”, tha artisti pasi përshëndeti turmën më pas u largua duke mbyllur koncertin.

Kujtojmë që Blanco është fituesi i sivjetshëm i “Sanremo” bashkë me Mahmood, dyshja pritet të përfaqësojnë Italinë në “Eurovision”.