Arsovski: Për 5 vite Qeveria e ktheu lirinë në shoqëri dhe besimin në institucione

Shkup, 20 prill – Gjatë pesë viteve të kaluara Qeveria arriti ta kthejë lirinë në shoqëri, besimin në institucione dhe ta përforcojë respektin e ndërsjellë qytetar, deklaroi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për raportin më të ri të “Fridom Haus” për progresin e shtetit tonë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të ndërtojë shoqëri të lirë dhe demokratike, në të cilën në vend të parë janë respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari”, shtoi Arsovski.

Ai theksoi se ky Raport ka të bëjë për periudhë më të gjatë, gjegjësisht përfshin edhe një pjesë të periudhës para vitit 2017, para formimit të Qeverisë së kryesuar nga LSDM, kur, siç tha, të gjithë ishim dëshmitarë se kishim kthime serioze prapa në proceset politike, dorëzimin e pushtetit dhe në përballjen me korrupsionin.

Arsovski foli për rejtingun e përmirësuar të sundimit, i cili sipas Raportit shënon rritje.

“Në mënyrë plotësuese Republika e Maqedonisë së Veriut është theksuar si vend i cili e ka ruajtur zhvillimin liberal demokratik në vitin 2021. Mbetemi në qëndrimin për arritjen e rezultateve më të mira dhe sigurimin e shoqërisë në të cilën respektohen vlerat qytetare, të drejtat dhe liritë”, theksoi Arsovski.

Organizata joqeveritare “Fridom Haus” publikoi një raport për situatën me demokracinë në 29 vende në tranzicion të quajtur “vende në tranzicion” – nga dobësimi i demokracisë në agresion autoritar”.

“Këtë vit, për herë të parë në shekullin 21, formë e sundimit që mbizotëron në rajonin e kombeve në tranzicion është regjim hibrid. Katër demokraci ranë në këtë zonë gri pasi periudha e pandërprerë e rënies demokratike filloi në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në periudhën e njëjtë tre regjime autoritare bënë hapa demokratikë dhe u bashkëngjitën në rendin e regjimeve hibride: Moldavia, Kosova dhe tani Armenia”, thuhet në raport, transmeton Zëri i Amerikës.

Në shkallën prej një deri shtatë, ku një është niveli më i ulët i progresit demokratik, ndërsa shtatë më i larti, Republika e Maqedonisë së Veriut është renditur me notë 3,5 për sundim demokratik, 4,25 për proces zgjedhor, 5,25 për shoqëri qytetare, 3,25 për media të pavarura, 3,25 për gjyqësor të pavarur, përderisa 3,00 për korrupsion. Vlerësimi i përgjithshëm për progresin demokratik është 3,82 ose 47 për qind.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Arsovski tha se pas informacioneve për lehtësim të masave për mbrojtje kundër Kovid-19 shumë shpejtë edhe konferencat për media dhe ngjarjet e tjera në Qeveri do të organizohen me prani fizike. Ende mbetet mundësia që të ndiqen onllajn konferencat për media përmes platformës “ZUM”.