Arsovski: Nga vijnë këto ide të Bullgarisë? A mos ka ndonjë qendër të tretë?

Shkup, 20 prill – Analisti politik Petar Arsovski në kolumnin e tij të sotme për DW, ka folur për hapjen e klubit në Manastir në emrin Vanço Mihajllov.

Ai shprehet se nuk e di nëse ideja e vizitës së Petkovit vjen nga kabineti i tij, nga ana jonë apo ndonjë qendre tjetër të “ideve”, por siç shton, vizita e tyre në këtë qendër ishte gabim.

“Nuk e di nëse idea për vizitën e Petkovit vjen nga kabineti i tij, nga ana jonë, apo nga ndonjë qendër tjetër e “ideve”, por sido që të jetë, vizita e tij në Manastir gjatë hapjes së qendrës kulturore “Vanço Mihajllov” është gabim. Pasojat nga ky vlerësim i gabuar, gjithsesi do ta bljnë zgjidhjen e problemit me Bullgarinë edhe më të vështirë, ndërsa ekziston rrezik që në qershor kjo të jetë e pamundur. Sipas rregullit të vjetër se kush qëndron pas ndonjë aksioni, më së lehti kuptohet pas asaj kush nga rezultati përfiton më tepër, këtu shtrohet pyetja vallë dy palët, edhe ajo maqedonase edhe ajo bullgare, në fakt a janë të mashtruar nga ndonjë i tretë?”, pyet Arsovski./Zhurnal.mk