Arsovska në konferencë ndërkombëtare në Selanik për shërbimet e reja digjitale

Selanik, 12 prill – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Qytetet e së ardhmes”, që është mbajtur në Selanik dhe nga kompania Cisco.

Në konferencë morën pjesë kryetari i Athinës, Kostas Bakojanis, zëvendëskryetari i Prishtinës, si dhe përfaqësues të Tiranës, Beogradit dhe shumë qyteteve të tjera të rajonit. Në kuadër të konferencës u mbajtën panel diskutime dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktikat e mira, ku të pranishmit diskutuan për dixhitalizimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të qyteteve.

Kryetarja Arsovska foli për projektet e realizuara nga Qyteti i Shkupit në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetarët.

“Qyteti i Shkupit është duke punuar në disa projekte, ku njëri ndër më të mëdhenjtë është ndërtimi i stacionit pstrues që do të pastrojë mbi 90 për qind të ujërave të zeza urbane, projekt me vlerë mbi 160 milionë euro, që është edhe projekti më i madh eko-kapital. në rajon. Jemi duke punuar në disa projekte ku përmes përdorimit të mjeteve digjitale krijohen zgjidhje cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët”, tha Arsovska.

Arsovska në këtë ngjarje foli edhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, para së gjithash përmes shkëmbimit të përvojave pozitive dhe praktikave të mira për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetet.

“Qyteti i Shkupit angazhohet të ofrojë shërbime digjitale për qytetarët, për tejkalim më të lehtë të sfidave, me të cilin do të arrihet vetëqeverisje lokale më funksionale. Ajo theksoi se Qyteti i Shkupit është pjesë e rrjetit të qyteteve nga Ballkani B40 (B40 Balkan cities network) që synon të rrisë bashkëpunimin e ndërsjellë për çështjet kyçe që prekin qytetet në rajon, si transformimi dixhital, tranzicioni i gjelbër dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik”, theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.