Arrinë në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit të vrarë në Serbi ka arritur në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Departamenti i Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ka bërë të ditur se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar nga familjarët e tij.
Është formuar një komision për autopsy e cila do të kryhet në prani të familjarëve dhe prokurorit, dhe pas autopsisë trupi i pajetë do ti dorëzohet familjes për varrim.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi u arratis nga burgu më 6 korrik, pasi ishte dënuar për disa vepra kriminale.