Arrihet marrëveshje për një pjesë të lëndës “Perandoria”

Shkup, 29 prill – Gjatë ditës së djeshme, Gjykata themelore publike Shkup ka pranuar dy Propozim marrëveshje të lidhura para parashtrimit të Aktit të prokurorisë mes prokurores publike Lile Stefanova nga Prokuroria themelore publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe dy të pandehurve në lëndën “Perandoria”, informoi sot Prokuroria themelore publike

Marrëveshjet i përkasin veprave penale të përfshira me urdhrin për zbatimin e procedurës hetuese për periudhën deri në vitin 2009, Me veprimet e përshkruara i pandehuri J.K. ka kryer vepër penale – “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4 vv paragrafi 3 dhe paragrafi 1 dhe neni 22 nga KP, ndërsa i akuzuari N.J. ka kryer veprën penale “Pastrim parash dhe vepra tjera penale”A nga neni 273 paragrafi 1 nga KP.

“Dy të pandehurit e kanë pranuar kryerjen e veprave penale për të cilët ngarkohen dhe u pajtuan t’i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, në të cilën do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Në të njëjtën kohë, personi juridik “Kara” SHA Shkup si trashëgimtar juridik i personit juridik “Orka holding” SHA Shkup dhe DPTU “HOOR” SHA Kavadar ishte i detyruar ta kompensojë dëmin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të tatimeve të papaguara në vlerë prej  320.918.372,00 denarëve”, thonë nga Prokuroria.

Nga atje shtojnë se në periudhën nga janari i vitit  2004 deri në mars të vitit 2006, i pandehuri J.K. së bashku me të pandehurit K.K.S. dhe Z.A. dhe i ndjeri IK, si anëtarë përgjegjës ekzekutiv dhe joekzekutiv të Bordit të drejtorëve në subjektin juridik “Orka Holding” SHA Shkup, i cili në tetor të vitit 2004 u emërtua DPTU “HOR” SHA Kavadar, kanë shfrytëzuar kompetencat dhe pozitën e tyre dhe e kanë dëmtuar kreditorin – Ministrinë e Financave – Drejtoria e të Ardhurave Publike Shkup, për vlerën prej 322.918.371,00 denarëve.