Arrestohet taksisti ilegal në Prishtinë, ngacmoi seksualisht një të mitur
Një person është arrestuar në Prishtinë për ngacmim seksual.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari derisa ishte duke punuar si taksist në mënyrë ilegale, ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

