Arrestohet shkupjani 41-vjeçar, në kamion po transportonte 63 emigrantë
Shkup, 17 tetor – Në rrugën lokale, fshati Stojakovë-Bogdanci, mbrëmë në ora 20:40, zyrtarë policorë nga Stacioni policor Gjevgjeli e privuan nga liria A.D.(41) nga Shkupi.
Siç kumtoi sot MPB, gjatë kontrollit të kamionit transportues “Skania” me targa të Sveti Nikolës me gjysmërimorkio, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 63 emigrantë, nga të cilët 55 burra, gjashtë femra dhe dy të mitur.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, A.D. është mbajtur në një stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në qendrën për pranim-transit në Gjevgjeli.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat.

