Arrestohet personi që shiti prona të RKS-së me dokumente të rrejshme

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje  të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën  menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e të cilat gjenden jashtë shtetit të RKS-së në shtetin e Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi.

Bëhet e ditur se i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP, për shitjen e aseteve. Të njëjtit i është bastisur shtëpia, në koordinim me prokurorin e rastit nga PTH-Prishtinë dhe është dërguar në mbajtje.