Arrestohet për korrupsion inspektori i Policisë Kriminale në Tiranë
Një inspektor i Policisë Kriminale në komisariatin nr.6 në Tiranë është arrestuar me akuzën e ‘korrupsionit’ dhe ‘shpërdorim detyre’.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave thotë se indiciet për arrestimi i inspektorit L.V., 47 vjeç, ka ardhur pas denoncimeve të qytetarëve.
Ai dyshohet se duke ushtruar funksionin e inspektorit ka lejuar aktivitetin e ndërtimeve pa leje në këmbim të parave.
Autoritetet pohojnë se ka nisur puna për zbardhjen e veprimtarisë së inspektorit si dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

