Arrestohet pasi kishte vjedhur telefonin
Policia e Kosovë ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë.
Sipas policisë i dyshuari kishte vjedhur telefonin celular në vlerë 1300 euro viktimës femër kosovare, dhe e kishte shitur te një mobi shop në Vushtrri i cili është sekuestruar dhe i kthehet viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

