Arrestohet një person në Dragash për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhë të Dragashit për shkak se i ka gjetur atij në shtëpi 5 armë pa leje dhe municion për to.

Pas kontrollës së Policisë, janë gjetur:

– 1 (një) Revole TT me dy Karikator , 44- Copë fishekë të cal.7.62 mm,

– 1 (një)Revole e vjetër me këllëf, me qark pa numër, 71- Copë Fishekë të cal.7.62 mm,

– 1 (një) Pushkë të gjuetisë dhe dy  këllëf për mbajtjen e fishekëve të armës së gjuetisë, 60- Fishekë të armës së gjuetisë të cal. 12 mm, 5- Gëzhoja të armës së gjuetisë,

– 1- Pushkë automatike  pa karikator,

– 1- Pushkë ajrore  pa municion,

– 1- Shkop druri i cili përdorët për vendosjen e armës së gjuetisë.

– 1 -Thikë me këllëf  me dorëz të bardhë,

– 1- Brisk xhepi Stainles,

Organet e rendit kanë njoftuar se 49-vjecari i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është hapur rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.