Arrestohet një person, bastisje në Tetovë, gjendet kokainë dhe municion
Tetovë, 4 janar – Në fshatin Trebosh-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria Z.L. (58) nga ky fshat.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në automjetin “folksvagen golf” me targa regjsitrimi të Tetovës, të kryera me urdhër gjyqësor, është gjetur kokainë dhe tetë plumba për pushkë gjuetie kalibër 12 milimetra.
Ai është në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal.

