Arrestohet një perosn hga Shqipëria, tek ai janë gjetur dokumente personale të falsifikuara

MPB informon se dje në orën 12:00 në Vendkalimin Kufitar Dellçevë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Dellçevë e kanë privuar nga liria L.M. (53) nga Republika e Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollimit të pasaportave është konstatuar se dokumenti i udhëtimit të cilën e ka dorëzuar për kontroll ka qenë i falsifikuar, në bagazhin është gjetur edhe letërnjoftim italian i falsifikuar dhe patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një letërnjoftim origjinal nga person nga Italia.

Me personin në fjalë është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor, gjatë së cilës ai ka pranuar se dokumentet janë të falsifikuara dhe se është furnizuar nga një person nga Shqipëria për një shumë të caktuar e të hollave. Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.