Arrestohet një 53 vjeçar nga Shkupi

Një 53 nga Shkupi është arrestuar sot gjatë një aksioni policor në kryeqytet. I arrestuari ka qënë i dënuar me burg, por nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin. Nga MPB thonë se i njëjti do të dorëzohet në burgun përkatës për vuajtjen e dënimit.

“Sot (25.11.2022) në ora 15:30 në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.K(53) nga Shkupi. Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 268 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.