Arrestohet një 18-vjeçar nga Shtipi i cili në Gostivar i kishte vjedhur kuletën një vajzës së vogël
Shkup, 31 maj – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme, nëpunës të policisë nga SPB Gostivar e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin N.A. nga Shtipi, i cili dyshohet se ia ka vjedhur kuletën një vajzës.
“Më 30.05.2023 rreth orës 17.30 në Gostivar, nëpunës të policisë së SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin N.A. nga Shtipi, me vendbanim në Radovish”, thonë nga MPB.
Nga aty informojnë se ai dyshohet se rreth orës 13:45 në parkun në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar ia ka marrë kuletën një vajzës së mitur nga Gostivari.
Pas dokumentimit të plotë të rastit për personin N.A. do të ngritet padi penale.

