Arrestohet hajduti nga Velesi, vodhi produkte ushqimore nga një çerdhe

Veles, 24 mars – Një 31 vjeçar nga Velesi ishte futur në një magazinë të një çerdhe në Veles, dhe kishte vjedhur disa produkte, kryesisht vaj dhe sheqer, informon Zhurnal.
Policia dje e ka arrestuar 31 vjeçarin M.Z i cili është i dyshuari kryesor për kryerjen e veprës më 14 mars. Bëhet fjalë për çerdhen në rrugën “Kole Cvetkov” në Veles.
M.Z është dërguar në stacion policor, ndërsa produktet që janë gjetur tek ai i janë kthyer çerdhes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarit do të ngritet procedurë adekuate penale./Zhurnal.mk