Arrestohet hajduti në Veles, e vjedhura i kthehet pronarit
Veles, 26 dhjetor – Nëpunës policorëë të SPB Veles gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00, e kanë privuar nga liria S.M. (44) nga Velesi.
Siç njofton MPB-ja, ai dyshohet se në Tregun e gjelbërt të qytetit në Veles ka vjedhur më shumë sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personi është në mbajtje në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

