Arrestohet 59 vjeçari nga Gërçeci i Sarajit, duhet të vuajë dënim me burg

Shkup, 25 tetor – Sot në ora 12:05 në rrugën “Iljo Vojvoda” në Shkup, policia ka arrestuar 59 vjeçarin S.S nga fshati Gërçec i Sarajit, informon Zhurnal.

Për të ishte shpallur fletarrest qendror nga Gjykata Penale për vuajtjen e dënimit me burg.

Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.