Arrestohet 51 vjeçarja pasi i vuri flakën të dashurit të saj 70 vjeçar

Dje policia në Kavadar, ka arrestuar 51 vjeçaren M.B nga Kavadari, përshkak dyshimeve se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 nga kodi penal, informon Zhurnal.

Më datën 6 shtator, ajo ka qenë në shtëpinë e I.M (70 vjeç) në Kavadar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Mes tyre ishte shkaktuar përplasje verbale e më pas edhe fizike, ku e dyshuara, me një mjet të mprehtë e ka lënduar rrëndë 70 vjeçarin. Më pas, i ka hedhur materie djegëse në trup dhe i ka vënë flakën.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarës me çka janë gjetur mjete të cilat kanë lidhje me vrasjen. Pas një bisedë zyrtare, ajo para policëve ka pranuar veprën.

Për momentin i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve e ndërkohë pritet dhe t’i shqiptohet dënimi./Zhurnal.mk