Arrestohet 51 vjeçari nga Kërçova / Dyshohet për dhunë ndaj një 21 vjeçareje nga Rumania

Një 51 vjeçar nga Kërçova është arrestuar nga policia pasi më herët kishte sulmuar fizikisht shoqen e tij nga Rumania. Sipas MPB-së, i dyshuari pasi e ka sulmuar i është kërcënuar viktimës me armë zjarri. Ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës pas zbardhjes së plotë të rastit.

“Me datë 29.11.2022 në ora 15:00 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kërçovë e kanë privuar nga liria J.A (51) nga Kërçova. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar me armë zjarri shoqen e tij I.K.T (22) nga Rumania. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “zastava” 9 mm dhe 155 fishekë pistolete të kalibrit 15 mm. Ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është raportuar në Qendrën për Çështje Sociale në Kërçovë, e cila ka marrë masa për përkujdesje ndaj viktimës”, thuhet në raportin e MPB-së.