Arrestohet 45 vjeçarja nga Tetova pasi sulmoi një police
Tetovë, 24 gusht – SPB Tetovë informon se pas mesnate është arrestuar një banore e qytetit e cila kishte sulmuar fizikisht një nëpunëse policie e cila ka qenë në detyrë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Marshall Tito”.
“Mbrëmë (24 gusht), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, nëpunës policor e kanë privuar nga liria një grua 45-vjeçare nga Tetova për shkak se ka sulmuar fizikisht një police e cili kryente aktivitetet zyrtare. Ajo është mbajtur në stacion policor dhe do të përballet me parashtresë”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.
Njëherësh, dhjetë minuta pas mesnate policia ka regjistruar një sulm fizik ndaj një grua 38-vjeçare për të cilën është arrestuar një 46-vjeçar nga Tetova, përndryshe i afërm i saj

