Arrestohet 42 vjeçari nga Shkupi, në shtëpi i gjendet drogë

Dje në ora 20:15, zyrtarët policorë kanë arrestuar 42 vjeçarin D.B nga Shkupi, informon Zhurnal.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kisella Vodë, janë gjetur metadon dhe disa tableta.

Ai është dërguar në stacion policor dhe kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk