Arrestohet 41-vjeçari, iu gjetën 14.5 kilogramë marihuanë
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë kontrolluar një lokacion në Prishtinë ku dyshohej se mund të gjendej lëndë narkotike.
Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., viti i lindjes 1981, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Dëshmitë e hasura në vendngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëssh.