Arrestohet 34 vjeçari i dënuar me 20 vite burg

Shkup, 18 tetor – Sot në ora 14:30 në bulevarin “Serbia” është arrestuar 34 vjeçari nga Koçani, me vendbanim në Vinicë, informon Zhurnal.

Ai ka qenë i dënuar me burg prej 20 viteve, për kryerjen e disa veprave të rënda penale kryesisht vjedhje të rënda. I njejti ka ikur nga burgu kur i kanë mbetur edhe gjashtë vite e nëntë muaj nga dënimi.

Personi do të dërgohet në burg për vazhdimin e vuajtjes së dënimit./Zhurnal.mk