Arrestohet 22 vjeçari bullgar në Ohër, policia i gjeti thika
Ohër, 20 tetor – Një person nga Sofja e Republikës së Bullgarisë me dy thika është arrestuar dje në afërsi të klubit kulturor bullgar “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër.
Personi i cili po lëvizte në drejtim të qendrës kulturore bullgare të hapur së fundmi ka qenë i dyshimtë për punonjësit e policisë që ndodheshin aty pranë dhe gjatë kontrollit të tij kanë gjetur thikat me gjatësi 10 dhe 15 centimetra.
SPB Ohër sot kumtoi se në qendrën tregtare “Amam” në bulevardin “Makedonski Prosveitelite” në Ohër në orën 11, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria I.N.I (22) nga Republika e Bullgarisë.
“Gjatë inspektimit i janë gjetur dhe konfiskuar dy thika, me çka ka kryer vepër penale nga neni 80 i Ligjit për armë”, ka thënë zëdhënësi Stefan Dimoski.
Ai ka sqaruar se vepra penale është proceduar me procedurë të shpejtë, sepse është shtetas i huaj dhe personit i është ndaluar hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut për dy vjet.

