Arrestohen tre persona në Gjilan, njëri prej tyre është mjek

Tre persona janë arrestuar dje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

Dy prej tyre dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë-mjek. Ata dyshohen për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa mjeku është arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.