Arrestohen tre hajdutë në Manastir, zbardhen pesë vepra penale
Shkup, 20 mars – Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir dje i kanë privuar nga liria D.O. (37) dhe A.A. (35), të dy nga Manastiri, kurse bisedë zyrtare në stacion policor është kryer edhe me A.M. (27) nga Manastiri.
“Ata dyshohen se kanë kryer tri vjedhje të rënda dhe dy vjedhje në shtëpi, automjete të pasagjerëve dhe në bastore sportive, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe të holla”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

