Arrestohen nëntë persona në fshatin Brezë, u kapën duke prerë dru

Dje në ora 09:00 në fshatin Brezë, zyrtarët policorë kanë arrestuar gjithsej nëntë persona.

Bëhet fjalë për A.J (20) nga Haraçina, A.A (21) nga Haraçina, S.A (52) nga Çuçer Sandeva, R.J (23) nga Shkupi, N.A (23) nga Çuçer Sandeva, S.S (28) nga Haraçina, J.A (20) nga Çuçer Sandeva, H.A (29) nga Haraçina dhe G.S (28) nga Haraçina.

Ata janë kapur duke prerë ilegalisht drunjë në mal, me çka policia u ka konfiskuar një traktor pa regjistrim, një veturë “Mercedes” i ngarkuar me 11m3 dru, disa shara drurri dhe disa sëpata.

Gjithashtu, në një vend tjetër në afërsi janë gjetur edhe tre vetura ngarkuese dhe dy traktorë me rreth 43m3 dru.

Kundër të gjithëve do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk