Arrestohen katër të rinjë në zonën e Bit Pazarit

Shkup, 24 tetor – Në zonën e Bit Pazarit mbrëmë në ora 22:45 janë arrestuar katër persona, tre prej të cilëve janë të mitur nga 17 vjeç.

Bëhet fjalë për 18 vjeçarin E.E dhe tre 17 vjeçarë, informon Zhurnal.

Siç njofton MPB, ata para se të arrestoheshin, duke përdorur forcë fizike, nga dy të rinjë me dhunë kishin marë para dhe disa mjete, të cilat më vonë u janë gjetur.

Që të katër të rinjtë janë dorëzuar në stacionin policor në Bit Pazar, ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të ngriten kallëzime adekuate penale./Zhurnal.mk