Arrestohen dy të rinjë punëtorë në një lavazh, vjedhën të holla nga vetura që ishte lënë për pastrim

Shkup, 9 dhjetor – Dje në ora 14:20 në Qendër të Shkupit, zyrtarët policorë kanë arrestuar 21 vjeçarin R.R dhe 32 vjeçarin Xh.R të dy nga Shkupi.

Ata dyshohen se kanë marë para nga vetura “Citroen” me targa të Shkupit, në pronësi të Z.D.S (47) nga Shkupi, e cila atë ditë është lënë për pastrim në një lavazh ku kanë punuar të dyshuarit.

Personat janë mbajtur në stacion policor për bisedë informative dhe e kanë pranuar veprën. Paratë janë gjetur dhe i janë kthyer pronares. Kundër tyre do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 235 nga kodi penal./Zhurnal.mk