Arrestohen dy të rinjë nga Shkupi, kishin sulmuar një 60 vjeçar në komunikacion
Policia dje ka arrestuar 20 vjeçarin H.S dhe 18 vjeçarin E.P nga Shkupi. Ata dyshohen se më datën 24.10 në rrugën “Bosna Hercegovina” kanë sulmuar 60 vjeçarin D.K nga Shkupi, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, informon Zhurnal.
20 vjeçari H.S i ka shkaktuar viktimës lëndime trupore me një mjet të rëndë.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal.//Zhurnal.mk

