Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve në dalje të Gjevgjelisë

Shkup, 30 prill – Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” mbrëmë në ora 20:30 minuta në dalje të Gjevgjelisë, kanë dhënë shenjë për ndalje automjetit “seat toledo”, me targa regjistrimi të Shkupit, por i njëjti nuk është ndalur. Shumë shpejt automjeti është ndalur dhe në afërsi të pikëpagesës Smokvicë në të janë gjetur 7 persona emigrantë nga Siria.

Në të njëjtën kohë, në dalje të Gjevgjelisë është ndaluar automjeti “bmw”, me targa regjistrimi të Shkupit, në të cilin janë gjetur 6 persona emigrantë nga Siria. Shoferi A.N. (27) nga f. Koliçanë i Epërm-Shkup, është përpjekur të arratiset,

Më datën 30.04.2022 rreth orës 02:00 është kapur dhe nga liria është privuar edhe shoferi i “seat toledo”- O.I. (21) nga f.Uji i Kuq, komuna Studeniçan. Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat. Personat migrantë janë dërguar në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.