Arrestohen dy hajdutë nga Kumanova
Kumanovë, 7 shkurt – Dje në ora 11:05, polciia në Kumanovë ka arrestuar 28 vjeçarin Z.A dhe 26 vjeçarin S.M nga Kumanova, informon Zhurnal.
Ata dyshohen se më datën 11 janar kanë vjedhur disa mjete nga një obor privat në rrugën “Bllagoja Dumanovski”.
Të dy janë dërguar në stacionin policor dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

