Arrestohen dy hajdutë në Shkup

Shkup, 27 prill – Policia e ka privuar nga liria R.A. (20) dhe R.A. (21), që të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit, të cilët dyshohen se para dy ditëve kanë marrë para nga bastorja sportive në rrugën “Spiro Crne” në Shkup, me kërcënim ndaj të punësuarës.

Siç njoftoi MPB-ja, në automjetin e tyre janë gjetur sende të ndërlidhura me veprën penale, ndërsa në bisedë zyrtare me efektivët e policisë ata e kanë pranuar krimin.

Që të dy janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës penal. /Zhurnal.mk