Arrestohen dy hajdutë, e vjedhura i kthehet pronarit

Në Shkup në rr. “Indira Gandi”, dje në ora 17:00 nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë i kanë privuar nga liria M.K. (20) dhe D.K. (19), të dy nga Shkupi.

Siç kumtoi sot MPB, ata dyshohen se në periudhën nga ora 11:00 të datës 02.12.2022 deri më ora 09:00 të datës 03.12.2022 kanë kryer “vjedhje të rëndë” në shtëpi në rr. “Nov zhivot”, pronë e S.K. gjatë së cilës kanë vjedhur më shumë vegla dhe material ndërtimor.

Sendet e vjjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personat janë mbajtur në stacion policor dhe me ata është realizuar bisedë zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.