Arrestohen dy fajdexhinjë nga Shkupi
Shkup, 28 dhjetor – Dje në një restorant në rrugën Vasil Gjorgov në lagjen Kapishtec të Shkupit, policia ka arrestuar 36 vjeçarin D.S nga fshati Elovë si dhe 34 vjeçarin R.A nga Shkupi, informon Zhurnal.
Ata dyshohen se më datën 21 dhjetor, nga një 41 vjeçar nga Krusheva, përshkak një borxhi dhe disa çështjeve të pa pastruara, me forcë i kanë marë veturën BMW dhe një aparat për testimin e ujërave nëntokësore me vlerë të përgjithshme prej rreth 17,500 euro. Sipas denoncimit, ata së pari i kanë kërkuar 6000 euro e më pas edhe 12,000 që t’ia kthejnë të njejtat.
Ata dje janë kapur duke kryer pranim dorëzimin e parave nga fajdja. Tek ta është gjetur edhe një letërnjoftim i falsifikuar. Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre od të ngritet kallëzim penal, thonë nga policia./Zhurnal.mk

