Arrestohen 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës bë me dije se 11 shtetas janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu edhe një tjetër person është proceduar penalisht.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. P., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për ndalim. Pas ndalimit, gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin me leje drejtimi të pezulluar, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

– L. Sh., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– S. Zh., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– A. Gj., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve:

– K. M., 38 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”;

– Osman Nenada, 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Ç. V., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;

– D. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. A., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike);

– E. D., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mjete prerëse (thika).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin R. D., 35 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta ka goditur në dorë, me mjet prerës, shtetasin A. M., 47 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.