Arrestimi i Zafir Berishës, policia jep detaje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është arrestuar sot në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit. Ai ka thënë se Berisha është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer policët që e kanë ndaluar të njëjtin për kundërvajtje në trafik.

“Policia personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvjatje në trafik. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht”, ka thënë Gashi.

Pas intervistimit, Berisha është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.