Armata shënon 29 vite të ekzistimit

Shkup, 18 gusht – Në platonë para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës në Shkup sot do të shënohet Dita e Armatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Solemniteti do të realizohet në pajtim me protokollin e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse për shënimin e festive shtetërore.

Nga Shtatmadhoria e Armatës informuan se fjalim do të kenë presidenti I Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti supreme, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, general-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.

Në pajtim me skenarin, në solemnitet do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për njësitë e Armatës dhe bashkëpunëtorë të cilët kontribuojnë për zhvillimin e mbrojtjes. Presidenti Pendarovski do të dorëzojë Dekoratën për merita ushtarake dhe Konventa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përderisa ministrja Shekerinska dhe shefi Gjurçinovski do të ndajnë mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve me të cilat bashkëpunon Armata.

Në solemnitet, komandanti I Gardës nacionale të Vermontit, general-majori Gregori Najt, I cili ndodhet për vizitë disaditëshe pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministres Shekerinska do t’I ndajë medalje për shërbim të dalluar, ndërsa gjeneralit Gjurçinovski medalje për merita.

Në solemnitetin qendror do të marrin pjesë edhe kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deputetë nga Kuvendi, ministra të Qeverisë, përfaqësues nga kori diplomatic ushtarak, kryetari I Qytetit të Shkupit, ish-ministra të mbrojtjes dhe shefa të shtatmadhorisë, gjeneralë të armatës, përfaqësues nga organizata, institucione shtetërore, vetëqeverisje lokale dhe shoqata me të cilat bashkëpunon Armata.

Me rastin e shënimit të Ditës së Armatës, me nderime ushtarake dhe vendosje të luleve në Alenë e kolosëve në varrezat e qytetit në Butel në Shkup, në orën 14:00, disa delegacione do t’u shprehin nderime ish-presidentëve dhe komandantëve supreme të Armatës, Boris Trajkovski , Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihajllo Apostollski, si dhe në pllakën përkujtimore të mbrojtëse të rënë në rrethin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë në orën 9:00.

Për ditëlindjen e Armatës ëdhrë zgjedhur 18 gushti, dita kur në vitin 1943 në malin Sllavej u formua batalioni “Mirçe Acev”, I cili konsiderohet si formacioni I parë I organizuar ushtarak I LNÇ-së në Maqedoni. Procesi për formimin e armatës bashkëkohore të Maqedonisë, ndërkaq, filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov, me kryesinë e APJ-së e nënshkroi marrëveshjen për dislokim ë armatës federale nga territory I Republikës së Maqedonisë. Armata e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me armatat e 29 vendeve është pjesë përbërëse e sistemit më të madh kolektiv mbrojtës pasi që Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit të kaluar u bë anëtarja e 30 e barabartë e NATO-s.