Anulohet seanca për spitalin modular në Tetovë, mungojnë dy të akuzuar
Shkup, 6 shtator – Seanca që duheshte të fillojë sot për djegjen e spitalit modular në Tetovë, është anuluar për më datën 14 shtator. Arsyeja për këtë është se në seancë nuk u paraqitën dy të akuzuarit Artan Etemi dhe Boban Vuçevski. I akuzuari tjetër Florin Besimi ishte prezent.
Gjykimi vjen pasi më 27 korrik Prokuroria ngriti Aktakuzë në Gjykatën Themelore në Tetovë. Me atë propozim PTHP Tetovë i akuzoi dy drejtorët e Spitalit Klinik në Tetovë F.B. dhe A.E. për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë përderisa personin juridik ISHP Spitali Klinik në Tetovë për veprat penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Prokuroria dhjetë muaj bënte hetime në të cilat analiza profesionale ishin bërë nga MPB, Fakulteti Teknologjik, nga profesionistë – elektroinxhinier, si dhe ekspertë dhe hetues nga policia kriminalistike federale e Gjermanisë
Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizës së MPB, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular ishte shkaktuar si pasojë e djegies së një kablloje vazhduese, në të cilën ishin të vendosura një defribrillator – aparat për reanimim, një mbushës për celular dhe një pajisje tjetër.
Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës atëherë dhanë dorëheqje, por mbetën në funksionet e tyre deri në rikonstruimin e Qeverisë. Zjarri në spitalin modular në Tetovë shpërtheu më 8 shtator të vitit të kaluar. Në stuhinë e zjarrit për disa minuta deri në themel u dogj objekti, jetën e humbën 14 persona, ndërsa shumë pacientë ishin lënduar rëndë.

