Ankohet Ilire Dauti: Ka dy vjet që s’është pranuar asnjë amendament i ASh-së

Shkup, 12 mars – Koordinatorja e grupit parlamentar Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën plenare ku po miratohen ulja e TVSh-së dhe akcizës, është ankuar se ka dy vjet që nuk është pranuar asnjë amendament nga pushteti që është propozuar nga ata si grup parlamentar.

“Ka dy vjet që asnjë amendament nuk është pranuar nga ASh. Edhe pse ato kanë qenë të qarta dhe kemi shtjelluar se pse janë të rëndësishme që të miratohen të njëjtat”, tha Dauti.