Angelova është rektorja e dytë femër e USHKM, pas Radmila Kiprianova më shumë se 25 vjet më parë

Shkup, 31 maj – Profesoresha e Institutit Ekonomik, Biljana Angelova, është rektorja e re e USHKM, pasi ka mundur bindshëm pesë kundërshtarët e saj.

Siç njoftoi tashmë “Fokus”, profesor Angelova kishte shumicën e votave dhe e zëvendëson rektorin e mëparshëm, profesorin Nikolla Jankulovski.

Gjatë gjithë historisë së Universitetit “Sh. Kiril dhe Metodi”, Angelova është rektorja e dytë femër, pasi 25 vjet më parë, më saktësisht në periudhën 1994-1998, profesor dr. Radmila Kiprianova ishte rektore për dy mandate.