Angellov: Kemi arritur marrëveshje për mbretin Samoil

Shkup, 1 prill – Anëtari i Komisionit të përbashkët për çështje historike bullgaro-maqedonas, sot para mediave, para fillimit të seancës, theksoi se çështja për mbretin Samoil është punë e kryer, ndërsa sot do të negociojnë dhe për Goce Dellçevin, informon Zhurnal.

Ai para kamerave të Tv21 tha se për mbretin Samoil kanë vendosur që ta nderojnë dhe festojnë së bashku.

“Sot nëse na ngelet kohë do të bisedojmë edhe për Goce Dellçevin”, shton Angellov./Zhurnal.mk