Ambasadorja Yuri Kim drejt largimit? Ministria: Procedura e zëvendësimit ka nisur zyrtarisht
Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.
Kjo konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht”.
Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk i mundëson të bëjnë komente.
Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri i propozuar, nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA-së.
Por nuk përfundon këtu dërgimi i ambasadorit të ri.
Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.
“Në përgjigjet e interesave të mediave gjatë gjithë ditës dhe për të “mbi çdo spekulim” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk mund të bëjmë komente”, shkruhet në faqen e Twitterit.

